Qytetari dixhital denoncon shqiptarin me 2 mln euro drogë

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Livorno të Italisë, pasi në garazhin e tij u gjetën 830 kilogramë drogë, me vlerë 2 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua pas raportimeve anonime të një qytetari përmes aplikacionit “Youpol”, i cili lejon përdoruesit të bashkëpunojnë me policinë duke dërguar raporte për krime të ndryshme.

Qytetari, i cili denoncoi tha se kishte vënë re një person të armatosur me armë në një makinë gri, në një lagje të veçantë të qytetit toskan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj, policia vendosi të kryejë patrullime të plota, derisa arriti në gjurmët e shqiptarit. Pas kontrolleve brenda garazhit u gjet një sasi e madhe droge, e ndarë në pako dhe e gatshme për tu shitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?