Qytetari i drejtohet Edi Ramës: Profesioni yt i vetëm, është hajdutëria
Më mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë. Mes akuzave të forta të drejtuara ndaj qeverisë, ishte ajo e një qytetari që akuzoi Edi Ramën se “profesioni i tij i vetëm është hajdutëria”.
“Sot jemi mbledhur për një protestë që na buron nga shpirti dhe nga zemra. Këtë protestë me të gjithë që e keni në zemër. Fjalët e mia jam i bindur se çdokush do i përsërisi. Edvin, ky është sheshi, kjo është pakica që mendon se është pakicë. Kjo është shumicë. Edvin mundesh të sorrollatesh në ajër, të fluturosh nga një vend në vend tjetër.
Por mos harro se nuk do kthehesh më në këtë godinë këtu sepse ky popull nuk do ta fali, nuk do largohet nga ky shtet nëse ti do vazhdosh vjedhjet e tuajua. Profesioni yt i vetëm është vetëm hajdutëria. Ne këtu jemi mbledhur jo vetëm për të folur, por për të parashtruar kërkesat që i kam bërë të ditura”, tha qytetari në protestë.
KOHA JONË SONDAZH

