Qytetari me aftësi të kufizuara në protestën e studentëve: Shqipëria pret prej jush
Protestës së studentëve para kryeministrisë i janë bashkuar sot edhe minatorët por edhe qytetarë të ndryshëm.
Pjesë e protestës ishte një person me aftësi të kufizuara, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës. Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria pret prej studentëve që të marrin fatin e kombit në dorë.
“Ftoj të gjithë shqiptarët kudo janë t’i bashkohen kësaj proteste madhështore dhe t’i thonë kësaj qeverisje të mbrapshtë që ne jemi këtu, që ne do ta ndryshojmë këtë vend.
Shqipëria pret prej jush të merrni fatin e këtij kombi në duart tuaja”, u shpreh ndër të tjerash protestuesi.
Lexoni edhe:
- Studentët mblidhen para kryeministrisë: Anulloni Ligjin e Arsimit të Lartë!
- Auditorët bosh, vijon bojkoti i mësimit
- Studentët gozhdojnë dyert e fakulteteve, protesta nuk ndalet
- Protesta e studentëve, në Korçë bojkotohet mësimi
- Studentët në protestë: Kanë shantazhuar prindërit
- Kërcënohen pedagogët, shefja e departamentit u dërgon SMS
- Organizimi i veçantë i studentëve. Ftesa në çdo shtëpi për protestën
- Pas studentëve edhe naftëtarët në rrugë
- Frika nga studentët, dhjetëra policë rrethojnë Kryeministrinë
KOHA JONË SONDAZH

