Qytetari: Më ndaloi policia e më fyu, jam me Metën e Kryemadhin!

Mijera qytetarë nga gjithë vendi i janë bashkuar ditën e sotme tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta që do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndërkohë një nga qytetarët shprehet se është ndaluar nga policia se pse mbante flamur shqiptar, ndërkohë që shtoi se ishte aty i pranishëm për të mbështetur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

“Unë vij nga Torpoja. Kam ardhur për arsye të mia politike unë jam me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin dhe nuk jam me Edi Ramën. Me tha polici pse ke marrë flamurin shqiptar. Polici mua më ka ofenduar shumë rëndë.”- tha Ndok Hajdari.

Ndërkohë një studente cila i është bashkuar tubimit të Metes shprehet se kërkon që të ulen tarifat e studimit.

“Unë kam ardhur për uljen e tarfiave, të mbrojmë të drejtat që na kanë thënë. Duam të drejtat e çdo individid. Jemi këtu për të drejtat tona.”- u shpreh studentja.

 

SHKARKO APP