Qytetari mes lotësh: Kam djalin 8 vjeç, policia ta lërë në dorën tonë autorin
E tensionuar duket situata para Gjykatës së Fierit. Tashmë pas thirrjes së familjarëve dhjetra qytetarë të Fierit i janë bashkuar të afërmve duke u grumbulluar përpara Gjykatës, në pritje për të mbërritur Klodian Çalamani, të cilit do t’i jepet masa e sigurisë.
Një nga qytetarët përlotet teksa thotës se ka katër fëmijë dhe është babai i një djali 8-vjeç, moshatar me vogëlushin Mateo.
“Unë jam nga fshati, kam ardhur kastile për ta. Këtu kanë ardhur qindra policë për ta mbrojtur këtë kriminel, por do i lutesha policisë të rrinte pak më e lirë edhe dinim ne se çfarë bënim me të. Unë kam 4 fëmijë, një djalë e kam 8 vjeç…. (qan). Sot ta lenë në dorën tonë, në dorë të popullit edhe e rregullojmë ne atë. Atëherë policia të largohet. Duhet ta kishin ekzekutuar që mbrëmë. Na u kundërpërgjigj dhe e vramë. Edhe e kishin mbyllur këtë çështje”, tha një qytetar.
Më herët familjarët e 8-vjeçarit tentuan të hynin brenda gjykatës, por u nxorrën jashtë nga policia. Ata kërkojnë dënim me vdekje dhe varje për Klodian Çalamanin, sipas tyre, për t’u bërë shembull që raste të tilla të mos përsëriten.