Qytetari: Procesi po ecën me avash, duhet vaksinim për të gjithë popullin

Në Durrës vijon fushata e vaksinimit me moshat mbi 65-vjeç dhe që prej ditës së hënë me moshat +60. Një qytetar thotë se duhet më tepër shpejtësi në procesin e vaksinimit, dhe se vaksina duhet të kryhet për të gjithë popullin.

”Thanë që lejohet, nuk prishet agjërimi nga vaksinimi. Konkluzioni është që mirë është, por shumë pak kanë bërë vaksina. Duhen bërë me më tepër shpejtësi sepse po bëhen bërë avash. Duhen bërë për të gjithë populli”, shprehet qytetari

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbërritën në Aeroportin “Nënë Tereza” 7020 doza të radhës të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane. Deri tani janë 396,560 doza vaksinash që kanë mbërritur në Shqipëri, nga të cilat janë kryer 267,541 vaksina.

 

SHKARKO APP