Qytetari-Ramës: Bëj publik buxhetin e shtetit në gjendje lufte

Në protestën para Kryeministrisë, qytetarët i kërkuan Edi Ramës që të bëjë transparente sesa është buxheti i luftës dhe rezerva shtetërore në gjendje emergjence. Ai e paralajmëroi kryeministrin se populli nuk do t’i ndalë protestat.

“Edvin matu mirë. Sa është buxheti i luftës, sa e ke rezervën shtetërore në gjendje lufte? Na i deklaro. Pastaj dil dhe më bëj hesap. Edvin kuptoje mirë. Ky popull nuk do ikë kaq lehtë.

Ti duhet të ikësh një orë e më parë. Edvin ka një problem shumë të madh. Ke kapur mediet, pushtetin, gjykatat, çdo gjë në Shqipëri.

Largimi yt është për të gjithë këta njerëz fillimi i drejtësisë shqiptare. Nëse largohesh ti fillon drejtësia shqiptare, do i ktheni paranë që keni vjedhur gjithë popullit shqiptar”.

SHKARKO APP