Qytetari thirrje Amerikës nga sheshi Skënderbej: Qeveria po vret fëmijët

Ndryshe nga ditët e tjera të protestës për drejtësinë e kërkuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i repartit ”Shqiponja”, sot protestuesit po flasin me fjalë e jo me vepra.

Një qytetar u ka bërë thirrje SHBA-ve që të reagojnë pas ngjarjeve që po ndodhin në Shqipëri. Nga sheshi “Skënderbej”, burri në fjalë etiketoi si vrasës të gjithë politikanët, teksa shtoi se është vënë dorë edhe mbi fëmijët.

”Keni vrarë 300 fëmijë dhe tani po i vrisni përsëri. Ju keni vrarë, jeni kriminela, po vrisni. Po nuk vriten fëmijët more, nuk vriten. Unë quhem Anton Kola dhe nuk kam vrarë asnjë njeri. Ju keni vrarë, keni vrarë. I bëj thirrje Amerikës. Tërhiquni, tërhiquni, se dashuria e ndryshon këtë botë dhe jo dhuna”,-tha ai.

SHKARKO APP