Qytetari tregon skenarin e protestës: Ta harrojë Rama se ne do largohemi sot nga sheshi pa marrë të drejtat tona
Një nga qytetarët protestues që mori fjalën në tubimin para Kryeministrisë tregoi planin që nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre, “nuk do të shkulemi nga sheshi”.
“Sot jemi mbledhur këtu për të mos e lëshuar këtë shesh deri kur kryeministri të plotësojë kërkesat tona.
Sot tu tregojmë oligarkëve dhe kryeministrit se si i keni rritur çmimet e japin tendera fals. Nëse nuk plotësohen kërkesat qytetarët nuk do shkulen nga sheshi.
540 mijë lekë këtë muaj shpenzime vetëm për bukë makarona oriz dhe patate. Kush i ka 540 mijë lekë? Këta i bëjnë llogaritë mbrapsht.
Ta harrojë Rama se ne do largohemi nga sheshi. Ta harrojë se largohemi nga sheshi pa marrë të drejtat tona”, tha qytetari.
Një tjetër aktiviste nga protesta i bëri thirrje: “për burrat e këtij vendi të qëndrojnë gjatë gjithë natës këtu të qëndrojnë deri sa këtij vendi ti kthehet shpresa”.
KOHA JONË SONDAZH

