Qytetari voton dy herë, ish-deputeti i PD: “Dhe Soreca do të habitet” (FOTO)

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar rastin e një qytetari që pohon se ka votuar dy herë.

Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do të habitet.

“Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!?
Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?! Partiakët, militantët, të fortët?!
Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR”, shkruan Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biseda me qytetarin
Vajte votove sot? Për kë?
Po, për Andin
Sa herë votove?
Dy herë (tregon gishtat e mëdhenj në të dy duart)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?