Qytetarit, shteti i tregoi prangat pas tërmetit. Po tani kush meriton burgun?
Qytetari: Kur kam thënë un atëherë ka thënë pusho se do të çojmë atje… Edhe s’më ka lejuar kërkush që me fol një fjalë. Kryetari i Bashkisë pra më tha do të vendos hekurat. I kam shkuar shtatë herë për ta takuar, dilni nga dera e prapme.
Në ditët kur vendi ishte i tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit, ky qytetar tërhoqi vëmendjen e aktivistëve dhe mbarë opinionit.
Prangat, që sipas tij i ishin treguar nga pushtetari vendor, tashmë u përdorën për një fushatë të gjerë nga aktivistë të shoqërisë civile.
Në rrjet me shpejtësi u shpërndanë video, të cilat në fakt zanafillën e tyre e kishin përtej kufirit.
U zgjodh emisioni “Porta a Porta”, aty ku Edi Rama u shfaq në ekran ndërkohë që vendi po kalonte ditë të vështira.
Komentet e qytetarëve shqiptarë në fakt kishin nje kërkesë të vetme.
Kërkesa ishte e qartë, e për ta bërë të kuptueshme për të gjithë u përdor jo vetëm gjuha shqipe.