Qytetarja-Ramës: Kam ardhur me vrap, ta mbjellim pemën bashkë

Kryeministri Edi Rama ka çelur sot fushatën për zgjedhjet e 14 Majit në qytetin e Durrësit. Pas fjalës së tij ai takoi nga afër qytetarë të shumtë teksa po bëhej dhe mbjellja e pemëve. Një zonjë e moshuar i afrua kryeministrit duke i ofruar të japin bashkë një mesazh shumë të rëndësishëm. Edhe pse 30 vite sipas saj ka votuar për PD-në, ajo e falenderoi kryebashkiaken e Durrësit për punën në lagjen ku jeton dhe tha se shqiptarët duhet të duan më shumë njëri-tjetrin, duke përjashtuar nuancat politike.

SHKARKO APP