Qytetet me zhvillimin më të shpejtë në botë, Tirana renditet ne vendin e 3
Tirana renditet si një nga 10 vendet me zhvillimin më të madh sipas faqes “Visual Capitalist Datastream”, e cila ka publikuar listën e qyteteve që po zhvillohen më shpejt.
Ne dy vendet e para renditen dy qytete nga Rusia, ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, renditet në vendin e tretë.
Balashikha është qyteti me zhvillimin më të shpejtë, i ndjekur më pas nga Tyumen.
Më pas renditet Tirana, që po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin e parqeve apo ndërtesave.