Qyteti humbi mjeshtrin!

Nga Gjergj Marku-
Qyteti humbi mjeshtrin!…
Nje lajm i trishte na erdhi ne kete mbremje, ndarja e parakoheshme nga jeta e Leksit, mjeshtrit te qytetit tone. Nuk besoj te kete shtepi, bisnes apo kompani, ku ai te mos jete kerkuar si teknik i jashtezakonshem, ndonese audodikakt, por praktikisht me profilin me te larte profesional per te riparuar defekte qe nga mjeti me i thjeshte i sherbeses e deri ne linja te sofistikuara.
Mua me ka rene ta njoh Aleks Perbashen, edhe ne zejen time te gazetarise, nje person me njohuri te thella praktike per gjithe arealin teknik te mediave, aparaturat, zgjidhjet e befta dhe inovatore te rralla si askush tjeter. Duart e tij te arta, cfare nuk sajonin, fantazia e tij kapte caqe jo te zakonta. Dhe nga ana tjeter, nje Aleks tejet social, gjithnje i buzeqeshur, i dashur me te gjithe, hokatar i kandshem dhe person i njemije e nje hobeve.
Nga Aleksi dhe familja e tij e mrekullueshme kemi ne vallet e Ansamblit edhe djalin e tij te talentuar, me te cilen dua te ndaj, me se pari, ngushellimin tim te thelle, por te jete krenar per prindin qe pati ne jete.
Ngushellime per gjithe familjen, te aferm, te njohur te shumte qe e deshen dhe admiruan mjeshtrin e Rreshenit.
Pushofsh ne Paqen e Zoti, Aleks i Miresise Hyjnore!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?