Qyteti i Beratit “pushtohet” nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Qyteti i Beratit orët e para të mëngjesit të sotëm është ‘pushtuar’ nga një mjegull e dendur. Për më shumë se një orë mjegulla në qytet ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve për shkak të dendësisë që kishte dhe kufizimit të shikueshmërisë.
Por jo vetëm qyteti i Beratit ka shfaqur probleme nga mjegulla, por edhe zonat e tjera përreth. Mjegulla ka rënë në qytet rreth orës 6:45 të mëngjesit dhe më pas është shtrirë në të gjithë zonën për më shumë se një orë.
Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë situatën e turbullt në të cilën lëvizin kalimtarët në rrugët e qytetit.
Po kështu, si pasojë e mjegullës janë konstatuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve për shkak të shkurtimit të fushë pamjes, ndërkohë që temperaturat në orët e para të mëngjesit kanë zbritur në minus 1 deri në 2 gradë.
Si gjithmonë në situata të rënduara metereologjike, policia Rrugore u ka bërë apel shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të kufizojnë shpejtësinë si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos në akset nacionale deri në largimin e mjegullës, pasi fushëpamja është e kufizuar.