Qyteti me numrin më të madh të produkteve tradicionale
Ministria e Bujqësisë ka formuluar një listë, e cila ka fuqi ligjore në aspektin e prioritizimit të produkteve tradicionalë të cilat kryesisht përfaqësohen nga kafshë, bime, gatime dhe veshje.
Lista përfshin të gjitha qarqet dhe rajonet e tyre nga Jugu në Veri dhe është përqendruar me disa varietete vendase të kultivimit të rrushit, kumbullës, shegës, ullirit, arrave, lajthive, mollëve etj. Më tej lista vijon me prodhime autoktone si, djathi, turshia, jufkat, vera, mjalti, oshafi, vaji i ullirit, glikoja etj.
Në listë janë përfshirë disa raca dhish si ajo e Hasit, dele, troftë, krapi, etj. Lista përfshin perime dhe zarzavatet, ku spikasin disa lloje vendase si patatja e Shishtavecit, domatja zemër kau, lakra dhe preshi i Kasharit. Lista e produkteve tradicionale zgjerohet edhe në drejtim të bimësisë së egër ku spikasin, boronica, gështenja, thana. Disa gatime tradicionale janë përfshirë gjithashtu, të tilla si, fërliku, byreku me qumësht, fërgesa, flija, mishi i thatë dhe maza e zier, aparashi, tava e krapit, qullmishi etj,
Në dallim nga qarqet e tjera, Shkodra ka numrin më të madh të produkteve tradicionale që përfshijnë që nga kultivarët e fushës, gatimet e veçanta të zonës, kafshë, bimë të egra, dhe peshq të detit dhe liqenit.
Tirana renditet e dytë pas Shkodrës për intensitetin e lartë të identifikimit të produkteve tradicionale. Përveç Shkodrës dhe Tiranës paraqiten me intensitet të lartë te produkteve tradicionale, Puka, Malësia e Madhe, zona e Dibrës etj.
KOHA JONË SONDAZH

