Qyteti Studenti Nr.2, inaugurohen godinat e rikonstruktuara

Studentët që banojnë në ambientet e Qytetit Studenti nr.2 do të përfitojnë tashmë nga dy konviktet e rinovuara rishtazi sipas parimit të efiçencës së energjisë ndërkohë që dy konviktet e tjera do të përfundojnë brenda vitit 2018.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz, anëtari i bordit menaxherial të KfW Roland Siller dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Rikonstruksioni u krye në kuadër të financimit nga banka gjermane KfW me një shumë prej 6.8 milion euro. Projekti ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së rreth 1000 studentëve që jetojnë në këto konvikte nëpërmjet rinovimit të godinave përmes një sistemi të përmirësuar ngrohjeje dhe izolimi si edhe rinovimit nga e para të strukturës së brendshme të godinave duke siguruar kështu kushte më të rehatshme për studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jam i bindur se ne shumë shpejt do të vazhdojmë dhe me fazën e dytë të këtij programi kaq të rëndësishëm për eficiencën në energji që është ndërhyrja në Qytetin Studenti numër 1. Është një ndërhyrje më e madhe e cila shkon gati 10 milionë euro, pra krahas 6 milion eurove të investuara këtu, gjë që do të përbëjë stokun më të madh të investimit në fushën e eficiencës së energjisë. Realisht është një model shumë i mirë. Qeveria shqiptare i ka dedikuar një vëmendje të veçantë eficiencës së energjisë duke e konsideruar atë një burim shumë të rëndësishëm energjie sepse vetëkursimi përbën burim”,-tha Ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schutz vlerësoi bashkëpunimin dhe produktin e arritur në këtë projekt. ”Në 30 vite të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që ne e festojmë këtë vit, ky projekt është një model i përmbushjes së objektivave. Pra po përmirësojmë kushtet e jetesës për njerëzit, të promovojmë punësimin dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian duke përmbushur dhe angazhimet ndërkombëtare”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në cilësinë e përfaqësuesit e të institucionit përfitues nga ky investim, e cilësoi atë një hapësirë europiane. ”Do të doja ti uroja shumë suksese stafit dhe studentëve pikërisht në këtë pjesë Europe. I referohem pjesë Europe sepse si nga pikëpamja e ndërtimit, por edhe nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimeve të tjera aty shikoj një pikë ‘mobike’, ambientet që janë supermoderne dhe procesi i mësimdhënies i cili ka shënuar hapa përpara bën që këto student të integrohen sa më mirë në rrugën e ardhshmërisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?