Qyteza në Korçë, 250 vogëlushë frekuentojnë qendrën

E hapur vetëm pak muaj më parë në Korçë, qyteza e fëmijëve çdo ditë e më tepër po gjallërohet. 250 fëmijë frekuentojnë aktualisht qendrën për të zbuluar talentin e tyre apo edhe thjesht për t’u argëtuar. Fëmijët këtu kanë mundësi të eksperimentojnë me një larmi aktivitetesh dhe të strukturojnë kohën e tyre të lirë. Kitara është një instrument i lidhur ngushtë me Korcën e serentave dhe vogëlushët e mësojnë atë që në vegjëli por nuk mungojnë as ata që zgjedhin pikturën, aktrimin, shkencat apo baletin. Për prindërit dhe fëmijët qyteza është një mundësi e mirë për të kaluar kohën e lirë dhe për të ndryshuar rutinën, apo edhe për të zhvilluar talentin e tyre. Qytezës nuk i mungon as hapësira sportive ku fëmijët mund të angazhohen me aktivitete të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?