Ra aksidentalisht në kanal, ndërron jetë i moshuari në Kavajë

Një i moshuar ka ndërruar jetë në qytetin e Kavajës pasi ka rënë aksidentalisht në kanal. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaraj.

“Në datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP