Ra në humnerë, ndërron jetë shoferi. Tragjeditë kanë përndjekur familjen Rushaj
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës Gjelosh Rushaj, i cili u aksidentua të enjten e 6 korrikut në Dukagjin. Gjelosh Rushaj ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit. Teksa po kthehej me kamionçinën e tij, ai humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë.
Ai u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.
Tragjeditë duket se e kanë përndjekur familjen Rushaj. Në nëntor të vitit të kaluar, viktima humbi të vëllanë Pjetër dhe nipin Jason Rushaj të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.