Ra në koma pas arrestimit për një palë atlete, nëna: Djali po lufton me jetën

Jani Rustema po lufton me jetën. Pas arrestimit për vjedhje, disa ditë më pasi ai kaloi në gjendje kome, por kjo nuk u raportua nga ana e policisë. Nëna e tij e cila ka ngritur dyshimet, thotë se kjo gjendje e të birit vjen si pasojë e pakujdesisë nga ana e rendit.

Në një intervistë për “Uniko”, ajo foli me lot në sy duke thënë se djalin po e rrihnin dhe e kishin arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Po ashtu konfirmon se 27-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe nga spitali i kishin thënë se i kanë dhënë metadon, ilaç kundër varësisë.

Ngjarja sipas Policisë është e tillë. Më datë 12 prill është arrestuar dhe dy ditë më pas 27-vjeçari ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe pas ndihmës mjekësore gjendja është përmirësuar. Më datë 15 prill është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

24 orë pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe i arrestuari është dërguar te burgu 313, por autoritetet atje nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse më datë 17, i riu ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?