Ra në krye të detyrës, Berisha: Nderim për mjekun dhe humanistin e shquar Arjan Pushi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj ndarjes nga jeta të mjekut Arjan Pushi, i cili humbi betejën me koronavirusin pak orë më parë.

“Nderim për mjekun dhe humanistin e shquar Arjan Pushi!

Miq, Profesor Dr Arjan Pushi, njëri nga pedagogët, studiuesit, shërbëtorët, humanistët më të përkushtuar të studentëve dhe të të sëmurëve në mjekësinë tonë ra në krye të detyrës, martir i misionit fisnik të mjekut tek mjekonte të sëmurët e tij.

Ndarja nga jeta, rënia në krye të misionit të tij e prof dr Arjan Pushit është një humbje e vërtetë për mjekësinë tonë, për familjen, miqtë, të afërmit dhe mbarë shoqërinë tonë.

Duke u përulur me nderim dhe mirënjohje të thellë para bashkëpunimit tonë të frytshëm që kemi pasur, veprës, kujtimit të pavdekshëm të Prof Dr Arjan Pushit, i shpreh familjes së tij të nderuar ngushëllimet e mia më të ndjera dhe i lutem Zotit që shpirti i mirë i Arjanit të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin!!”, shkruan në reagimin e tij në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha.

SHKARKO APP