Ra nga 2 metra lartësi në takimin e Ramës, gardisti operohet te Trauma (EMRI)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në bashkitë e qarkut të Elbasanit në kuadër të turit për Llogaridhënien Publike. Përveç protestuesve të opozitës, të cilët me pankarta në duar e kanë ndjekur në të tre qytetet, takimi i Ramës në Belsh është shoqëruar nga një incident i papritur.

Pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit me qytetarët, një punonjës i Gardës së Republikës që shoqëron Ramën është rrëzuar aksidentalisht nga podiumi duke u lënduar.

Raportohet se efektivi i Gardës është Mirian Bajramaj, 32 vjeç. Ai ka rënë nga një lartësi 2 metër, duke bërë që fillimisht të dëgjohet një zhurmë e fortë nga qytetarët, të cilët më pas kanë parë efektivin përtokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësi i Gardës është transportuar fillimisht me urgjencë në qendrën shëndetësore në Belsh dhe më pas është transferuar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi është sjellë me urgjencë në Tiranë, i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se efektivi i gardës ka pësuar dëmtime fizike të konsiderueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?