Ra nga 3 metra lartësi, kush është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në punë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali në zonën e Olgiate.

Një 49-vjeçar shqiptar, i cili punonte në ndërtim ka humbur jetën. Sipas mediave italiane, viktima quhet Aleksandër Jaku.

Ky i fundit banonte prej kohësh në zonën e Busto Arsizio së bashku me gruan dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Jaku ra nga një lartësi prej 3 metrash, gjatë kohës që po punonte për ndërtimin e një shtëpie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje erdhën menjëherë zjarrëfikëset dhe ambulanca, por nuk mund të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur punën për të gjetur shkaqet e këtj aksidenti.

I pranishëm në kantierin e ndërtimit ishte ishte kryebashkiaku i Olgiates, Giovanni Montano.

Prokuroria menjëherë ka vendosur nën sekuestro kantierin e ndërtimit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?