Ra nga ballkoni dhe vdiq në vend, kush ishte infermieri në Fier, njihej dhe si këngëtar i polifonisë

Një burrë rreth 60 vjeç ka rënë nga pallati në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, sot rreth orës 09:15 minuta, raportojnë mediat lokale.

60 vjeçari i identifikuar Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i banesës ku banonte në katin e shtatë. Ende nuk ka njoftim nga policia Fier për këtë ngjarje.

Mendohet se 60 vjeçari ka rënë aksidentalisht nga ballkoni dhe ka humbur jetën në vend, shkruan Neoalb.

Kush ishte Siri Runaj

‘BalkanWeb’ shkruan se Runaj, me profesion infermier, ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Madje, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

Siri-Runaj-ok-2

SHKARKO APP