Ra nga ballkoni teksa po bënte punët e shtëpisë, humb jetën gruaja në Kamëz
Aktualitet E Martë, 25 Tetor 2022 19:54
Një 64-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugë ditën e sotme, në Babrru të Kamzës.
Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shetasen me inicialet P.Q.
Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se e moshuara ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, teksa ishte duke kryer punët e shtëpisë.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

