Ra nga biçikleta, Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden është mirë

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, thotë se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është mirë, edhe pse ra nga biçikleta të shtunën.

“Siç tha Presidenti, këmba e tij u kap në pedale gjatë zbritjes dhe ai është mirë”, sqaroi Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore. Biden u rrëzua kur po përfundonte një xhiro me biçikletë së bashku me zonjën e parë Jill Biden.

Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan e ndihmuan shpejt Presidentin të ngrihej pas rënies së tij. Turma duartrokiti kur Presidenti i cili mbush 80-vjeç në nëntor, u ngrit përsëri në këmbë.

SHKARKO APP