Ra nga çatia. Humb jetën në mënyrë tragjike pedagogu i Universitetit të Korçës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një pedagog ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mësohet se viktima është pedagogu i Universitetit të Korçës dhe drejtori i Gjimnazit grek jopublik në këtë qytet “Platon”.

Dion Tushi, 49-vjeç mësohet se ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij aksidentalisht, pasi ka pësuar hemorragji të brendshm.

Tushi u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e dëmtimeve.

SHKARKO APP