“Raca njerëzore deri më… ose bëhemi të pavdekshëm”. IA zhvillohet dhe…

E ardhmja e “Inteligjencës Artificiale”, sipas një studimi i cili ka zbuluar se raca njerëzore mund të zhduket deri ne vitin 2050. Jeff Nesbit, ish-drejtor i çështjeve legjislative dhe publike në Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe autor i më shumë se 24 librave, ka shqyrtuar të menduarit e fundit mbi aftësitë e Inteligjencës Artificiale.

“The Independent”, citon se Nesbit konkludon se raca njerëzore mund të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2050 ose ne do të bëhemi të pavdekshëm. Ai e shpjegon me teorinë e njohur si SIA, ose “Super Inteligjencë Artificiale”, e cila tregon se “Inteligjenca Artificiale” do të zhvillohet në një super kompjuter i cili mëson shpejt dhe tejkalon inteligjencën njerëzore si dhe zgjidh të gjitha problemet”, raporton “Koha Jonë”.

Ray Kurzweil një tjetër shkencëtar, ka pohuar që të mos i frikësohemi inteligjencës artificiale, duke treguar kërcënimet më të vjetra dhe më të ngutshme si bioterrorizmi apo lufta bërthamore. Kurzweil argumenton se normat globale të dhunës, luftës dhe vrasjes kanë rënë në mënyrë dramatike.

Ai shton se IA ka ndihmuar për të gjetur shërime tek sëmundjet, për të zhvilluar burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe për t’u kujdesur për të paaftët, ndër përfitimet e tjera ndaj shoqërisë. Kurzweil vendos datën e “nivelit njerëzor të IA” deri në vitin 2029, ku na jep vetëm kohë të mjaftueshme për të “hartuar standarde etike”.

Rollo Carpenter, krijues i softuerit Cleverbot, është shprehur se:”Unë besoj se ne do të mbetemi në krye të teknologjisë për një kohë të gjatë dhe se potenciali për të zgjidhur shumë nga problemet e fjalës do të realizohet”. Ai shpjegon se aftësia për të zhvilluar algoritme të nevojshme për arritjen e inteligjencës së plotë artificiale është ende dekada larg.

“Ne nuk mund ta dimë fare se çfarë do të ndodhë nëse një makinë tejkalon inteligjencën tonë, kështu që nuk mund të dimë nëse do të ndihmohemi pafundësisht nga ai, do të injorohemi nga ajo dhe do të largohemi, ose do të shkatërrohemi nga kjo”.

Në një letër të hapur të vitit 2015, Profesor Stephen Hawking hodhi idenë se IA mund të lejojë zhvillimin e armëve autonome, ku do të revolucionarizonin luftën. Armët autonome janë ideale për detyra të tilla si; vrasjet, nënshtrimin e popullatave dhe vrasje në mënyrë selektive të një grupi etnik të caktuar.

Hawking, i cili është në gjendje të komunikojë nëpërmjet një teknologjie që përdor inteligjencën artificiale, kishte deklaratë të gëzueshme.

“Zhvillimi i inteligjencës së plotë artificiale mund të përcaktojë fundin e racës njerëzore”. Ai gjithashtu e konsideron mundësinë dhe rreziqet potenciale të SIA, duke shpjeguar se inteligjenca artificiale mund të hiqet vetë dhe mund të ri-projektohet në një normë gjithnjë në rritje.

Por ai pohoi edhe se “Njerëzit, të cilët janë të kufizuar nga evolucioni i ngadalshëm biologjik, nuk mund të konkurojne dhe do të zëvendësohen. Por të gjithë ata bien dakord për një gjë, diku në 30 vitet e ardhshme apo më shumë, një super kompjuter do të replikojë trurin e njeriut dhe të zhvillohet në super inteligjencë artificiale”.

Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP