Radari e kap me shpejtësi tej normave, tenton të korruptojë policin
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A.M, 28-vjeç, banues në Ulqin, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative. Ky shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me radar dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
KOHA JONË SONDAZH

