Radha e madhe në Kapshticë, pala greke shton numrin e sporteleve

Situata në pikën kufitare në Kapshticë është drejt normalizimitm pas radhëve të gjata për orë të tëra gjatë ditës së sotme.

Qytetarët shqiptarë ishin të bllokuar në doganë në temperatura të ulëta për shkak edhe të një defekti teknik nga pala greke.

Ndërkohë pala greke në Kapshticë ka shtuar numrin e sporteleve, duke bërë të mundur edhe reduktimin e orëve të pritjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 19:55 pala greke ka hapur edhe sportelet shtesë dhe momentalisht po punohet me katër sportele, nga një që ishte duke u punuar thuajse gjatë gjithë ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?