Radhë kilometrike në dogana, pushuesit nga Kosova festojnë Kurban Bajramin në bregdetin shqiptar
Fundjava ka ardhur sërish dhe si ndodh gjatë verës bherëzit dynden drejt plazhit për të kaluar disa momente nën rrezet e diellit.
Edhe këtë fundjavë një numër i madh qytetarësh nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar për të kaluar disa ditë në plazh.
Edhe pse sot është festa e Kurban Bajramit këta shtetas kanë menduar të festojnë buzë detit në Shqipëri.
Ardhja e tyre ka shkaktuar sërish fluks dhe radhë të gjata të automjeteve në doganën e Morinës, ndërsa deri më tani sipas statistikave, pushuesit nga Kosova mbajnë vendin e parë për turizimin këtë vit në vendin tonë.