Radhë kilometrike në Kapshticë, shkak i pritjes pala greke
Radhë kilometrike janë formuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Rreth 100 automjete presin ë radhë që prej orëve të para të mëngjesit. Shkak i avarisë së krijuar është bërë pala greke, e cila po punon me vetëm një sportel.
Në radhët e pritjes janë familje me fëmijë dhe të moshuar, të cilët kanë zgjedhur pas disa ditësh pushimi në vendlindje të kthehen sërish në Greqi.
Pas njoftimit nga pala shqiptare mësohen se do të hapen 4 sportele në palën greke për të shmangur pritjet e gjata. Ndërkohë, pala jonë po punon me sportele maksimale, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.