Radhë kilometrike në Muriqan

 

 

Qindra automjete kanë krijuar një radhë të gjatë 2 kilometra, në pikën e kalimit të Muriqanit, në pritje për të kaluar kufirin shqiptar.
Shkak është bërë ndryshimi i procedurave të punës nga policia malazeze. Nga “të përshpejtuar”, procedura është ndryshuar në “normale”, që parashikon regjistrimin e çdo personi që hyn në territorin malazez. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët që po qëndrojnë në radhë janë kryesisht shtetas kosovarë, që udhëtojnë drejt Zvicrës, të cilët shprehen të shqetësuar për pritjet e gjata. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga orët e para të mëngjesit e deri në ato të pasdites së të shtunës, kufirin shqiptar e kanë kaluar rreth 2.500 automjete. 

Për të përballuar fluksin e udhëtarëve pala shqiptare ka hapur të katër sportelet, si dhe ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në to. 

Ndërkohë, radha pritet të bëhet edhe më e gjatë me kalimin e orëve, pasi 2 janari është dhe dita kur të gjithë kthehen në vendet ku kanë emigruar për t’iu rikthyer punës/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?