Radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Radhë kilometrike janë regjistruar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Ky fluks udhëtarësh ka ardhur si shkak i hyrjeve të shumta në Shqipëri, kryesisht të të huajve të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë, kanë hyrë 3313 dhe kanë dalë 2599 shtetas ndërkohë që shifrat e fundit janë edhe më të larta.

 

SHKARKO APP