Radhë kilometrike në rrugën e Arbrit, makinat pa zinxhirë bllokohen prej disa orësh nga dëbora

Në orët e mbëmjes raportohet se në Rrugën e Arbrit situata është problematike, pasi ka mbi dy orë që vargu i makinave të bllokuara nga ngrica dhe bora, ndërkohë që policia njofton të kthehen makinat në aksin e vjetër Klos-Bulqizë.

Situata në Lezhë dhe Kurbin vijon të mbetet problematikave pas reshjeve të dendura të shiut, ku është përmbytur një sipërfaqe prej 770 hektarë tokë bujqësore. Më problematike mbetet ende qarku i Shkodrës, në të cilin akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm. Në Shkodër është 1120 hektarë tokë e përmbytur. Akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth të pakalueshëm.

Situata në Lezhë dhe Kurbin vijon të mbetet problematikave pas reshjeve të dendura të shiut, ku është përmbytur një sipërfaqe prej 770 hektarë tokë bujqësore. Probleme ka edhe në qarkun e Shkodrës, në të cilin akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm. Në Shkodër është 1120 hektarë tokë e përmbytur.  Sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukës dhe Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Lezhë është rreth 770 ha tokë bujqësore e përmbytur, 300 ha bashkia Kurbin dhe 470 bashkia Lezhë. Furnizimi me energji elektrike është normalizuar në pjesën më të madhe të qarkut. Rrugët janë të kalueshme dhe pa probleme.Nivelit të ujit në lumin Drin është rritur me 15 cm në zonën e Barbullojës. Disa familjeve iu janë përmbytur banesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shkodër akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm. Rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme. Një mjet i ushtrisë me 4 ushatrë është në dispozicion të banorëve të zonës për të bërë të mundur kalimin e tyre, pasi kjo rrugë është e pamundur të kalohet nga mjete të vogla. Sipërfaqja totale e përmbytur në Shkodër është 1120 Ha. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. 200 familje pa energji elektrike.

Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha në lagjen Kalemaj. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Në Korçë rrugët janë të kalueshme, por ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Njësia Administrative Lekas, Çerrave, bashkia Pogradec si dhe në bashkinë Pustec, Njësia Administrative Lekas, 2 fshatra në Moglicë, Kodras, Gjinikas dhe Osojë janë zona pa energji elektrike.

Në Berat 130 ha janë nën ujë dhe mbi 50 ha tokë janë rrëmbyer nga lumi Osum.  Ndërkohë në Skrapar aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorit është bllokuar nga bora dhe është bërë i pakalueshëm për mjetet. Ndërkohë disa automjeteve janë bllokuar në Malin e Tomorrit dhe po ndihmohen nga efektivët e zjarrfikësja.

Situata është normalizuar në Dibër situata. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës. Rrugët janë të kalueshme. Probleme nuk paraqiten as në rrugën e Arbrit. Po ashtu si pasojë e reshjeve të dëborës, është bllokuar rruga e Arbrit, më konkretisht aksi rrugor Klos-Qafë-Murrizë që është bërë i pa kalueshëm për mjetet.

Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullohet normalisht/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?