Radhë në Kapshticë, Blushi: Braktisja e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar papërgjegjshmëri çnjerëzore
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kapshticë.
Sipas Blushit “Braktisja e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar është papërgjegjshmëri çnjerëzore”.
Postimi i plotë:
Braktisja e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Rikthimi i radhëve kilometrike në vitin 2023 është i papranueshëm dhe dëshmi se për zyrtarët e “Rilindjes” pushimi i së dielës vazhdon të jetë më i rëndësishëm se zgjidhja e hallit të mijëra qytetarëve që presin me orë të tëra në mes të të ftohtit për të shkuar në shtëpitë e tyre!
Shqiptarët meritojnë të trajtohen me dinjitet, jo si njerëz pa shtet dhe pa atdhe!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe çdo institucion përgjegjës të çohen në këmbë dhe të marrin çdo masë efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve!
KOHA JONË SONDAZH

