Radhë në qendrat shëndetësore, të moshuarit: Nuk po marrim shërbimin

Frika nga Covid-19 vijon të jetë prezent, ndërsa qytetarët janë të detyruar të presin në radhë në qendra shëndetësore për të marrë shërbimet e duhura. Edhe pse me masa, pritja e gjatë i detyron ato të mos respektojnë distancimin social.

Këtë të hënë në Qendrat Shëndetësore e Specialiteteve nr 1 dhe 10 ka pasur fluks të qytetarëve.

Ajo që konstatohet është se distanca sociale nuk po respektohet.

Ajo që vihet re është se mosha e tretë është e detyruar që të shkojë te mjeku i familjes pasi nuk kanë mundësi tjetër ku të vizitohen por shërbimin nuk e marrin.

“Njerëzit këtu jashtë, më mirë të rrinë në lulishte dhe të futen me radhë pastaj”.

“Ku të vizitohemi, nuk ka vizitë dhe asgjë.”

Të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit me COVID-19 janë të gjithë ato që presin në radhë për të marrë shërbimet,ndërsa shprehen se po mbajnë  maskat si masë parandaluese.

“Nëse deri dje thoshim e kemi mposhtur frikën, sot na ka hyrë frika. Edhe Zoti thotë: Ruaju që të të ruaj.”

Ora News - Radhë në qendrat shëndetësore, të moshuarit: Nuk po marrim shërbimin

SHKARKO APP