Radhë të gjata emigrantësh në Konsullatën Shqiptare në Milano, ankesa për vonesë

Pritje e radhë emigrantësh në Konsullatën Shqiptare në qytetin e Milanos.

Radhët e gjata në rrugë të shqiptarëve në pritje të marrjes së dokumenteve shqetësojnë banorët rezidentë të zonës ku ndodhet konsullata.

Përfaqësia diplomatike shqiptare në Milano me një postim publik u kërkon emigrantëve shqiptarë të mos shoqërohen nga persona të tjerë të panevojshëm gjatë pritje së tyre pranë konsullatës.

Qytetarët ankohen për vonesa e për një orar të shkurtuar pune te punonjësve të Konsullatës.

Sipas tyre vetëm 5 orë pune nga 13.00 në 18.00 janë shkaku i rrëmujës e radhëve të gjata.

SHKARKO APP