Radhë të gjata në Kapshticë, grekët po punojnë me një sportel
Reduktimi i personelit nga ana e policisë greke ka krijuar radhë të gjatë mjetesh në tokën greke dhe atë neutrale. Rreth 60 mjetë janë duke pritur për të kryer procedurat e daljes nga territori grek.
Emigrantët kanë qenë të detyruar të presin deri në 2 orë për të kaluar kufirin, për shkak se dogana greke ka hapur vetëm një sportel në dalje, edhe pse fluksi i udhëtarëve është i lartë.
Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar palës greke të shtojë sportelet dhe personelin gjatë orëve të pikut të lëvizjeve ndërkufitare, për të shmangur orët e pritjes dhe radhët në të dyja anët e kufirit.