Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon vetëm me një sportel

Emigrantë të shumtë kanë shfrytëzuar këtë fundjavë për t’u kthyer në vendet e punës në Greqi, teksa pika kufitare e Kapshticës ka pasur fluks të shtuar.

Mësohet se shkak është bërë shërbimi i kufizuar nga pala greke, e cila aktualisht nuk po punon me kapacitete të plota duke krijuar vonesa.

Sipas informacioneve pala shqiptare e kufirit është duke punuar me 5 sportele në dalje ndërkohë vetëm me 1 ajo greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto ditë të para janari fluksi vjen edhe për shkak të largimit të shumtë të emigrantëve të cilët kaluan festat në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?