Radhë të gjata në Kapshticë, shkak një festë greke

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitare të Kapshticës. Shqiptarët që kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin për disa orë, aq sa radha ka shkuar deri në afërsi të fshatit Kapshticë

E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të një feste fetare në vendin fqinj. Autoritetet tona kanë marrë takime të shumta me homologët e vendit fqinj për të normalizuar këtë situatë të krijuar.

Vetëm rreth 18:00 pala greke ka shtuar një personel me tepër por procedurat vonohen për shkak të fluksit në rritje gjatë orëve të pasdites së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin e fundit që policia jonë kufitare ka patur me atë greke u ka kërkuar fqinjëve të punojnë me procedurë të përshpejtuar për emigrantët shqiptarë të cilët kanë pasaporta dhe karta identiteti greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?