Radhë të gjata për të marrë pasaportën

Në policinë e Durrësit ka pasur radhë të gjata në zyrën e shpërndarjes së pasaportave biometrike, ndërsa edhe temperaturat kanë qenë të larta.

Dhjetra qytetarë qëndrojnë në pritje të tërheqjes së pasaportës brenda një ambjenti, ku ndodhet dhe sporteli për pagesat e gjobave.

Për shpërndarjen e pasaportave punohet vetëm me një sportel, ndërsa numri i qytetarëve që nga mëngjesi ka kaluar 150. Nuk kanë munguar dhe rastet e asfiksisë për shkak të mungesës së kondicionimit në ambjentin e qëndrimit të qytetarëve.

SHKARKO APP