Radhët në Kakavijë. Agron Llakaj: Ky është krim! Po e harruat këtë ditë, haram e paçi!
Mijëra qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikat doganore të Greqisë, për shkak të rregullave të reja që shteti helen ka vendosur për pandeminë. Fëmija, gra dhe të moshuar prej disa ditësh presin të kalojnë kufirin nën temperaturat ekstreme të verës dhe pa asnjë ndihmë nga institucionet shqiptare.
Aktori dhe drejtuesi i spektaklit “Al Pazar”, Agron Llakaj, në një reagim në rrjetet sociale, e cilëson atë që po ndodh me shqiptarët si një krim. Llakaj shprehet se është turp për Edi Ramën që njerëzit qëndrojnë me ditë dhe në temperatura të larta dhe askush nuk reagon.
Në reagimin e tij, Llakaj ka dhe një mesazh për qytetarët: “Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!”.
Mesazhi i plotë i Agron Llakaj:
“E kemi fatin, shpresë dhe marrëzi… na jep një engjëll të na mbrojë o Zot !”…
Kjo është pamja e jonë nga viti në vit…, në pritje e pritje e pritje…, në radhë e në radhe e në radhë…, me ditë e netë të tera…, i nxehti përvëlues, mungesa e kushteve me minimale njerëzore!
Vijnë emigrantet dhe gdhihen në radhe, bir o Edi Rama, kë të qaj me parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje…, po ky është krim more njerëz…, e përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?!
…hajde radha!!! Turp! Turp! Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!
Tani bërtisni…” jam krenar që jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoftë!!!
https://www.instagram.com/p/CD3f_BRAK3F/?utm_source=ig_web_copy_link