Radikalët djegin pemën e Krishtlindjeve në Bruksel

 
 
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Bruksel, kur një i ri ka hedhur në sytë e publikut lëndë shpërthyese në një nga pemët e Krishtlindjeve në këtë kryeqytetin belg.
Video është gjetur në profilin e Facebook të Mohamend Amine di Bruxelles.
Pema ndodhej në Sheshin Clemenceau, dhe duket se video është filmuar nga një grup bashkëpunëtorësh.
Ndërkohë, një ditë më parë, po në Bruksel, një grup adoleshentësh kanë shtyrë një veturë poshtë shkallëve që të dërgojnë për në stacionin e trenit.
Në videon e shkurtër shihet vetura duke u përplasur mureve, teksa bie poshtë shkallëve.
Nuk bëhet e ditur se kujt i përket vetura apo kush janë të rinjtë që e kryen këtë huliganizëm.
Për fat të mirë, askush nuk është lënduar nga vetura që është shtyrë poshtë shkallëve.

SHKARKO APP