Radio Vatikani: Biblioteka Apostolike përuron ekspozitën “En route”: feja si udhëtim

Një ekspozitë e re, në mes të mrekullive të të gjitha kohërave, që ruhen në Muzetë e Vatikanit. Kjo e fundit pasyron shtegtimin përmes historive. Tema në qendër të nismës, e organizuar nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit me rastin e Vitit të Shenjtë është “round the world”. Arkivisti dhe bibliotekari Imzot Angelo Vincenzo Zani: feja, si udhëtim, është një kërkim i vazhdueshëm.

U paraqit sot, në Vatikan, ekspozita “En route” – “Për udhë”, realizuar nga Biblioteka Apostolike me rastin e Jubileut 2025. Në Konferencën për shtyp, të pranishëm, Imzot Angelo Vincenzo Zani, Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake; Don Giacomo Cardinali, Komisioneri i Sallës së Ekspozitave të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit; artisti Lorenzo Jovanotti Cherubini; Maria Grazia Chiuri; Drejtoresha Artistike e koleksioneve zoja Dior; Karishma Swali; Drejtoresha Kreative e Shkollës së Artizanatit Chanakya dhe ilustruesja e grafistia Kristjana S. Williams.

Në përfundim, Biblioteka Apostolike e Vatikanit, në mjedisin ndjellës të Kopshtit të Belvederes, hapi dyert për vizitën e parë të ekspozitës me temën e shtegtimit përmes historive të kërkuesve, gazetarëve dhe aventurierëve, që përshkuan botën ndërmjet shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe atij të njëzetë, duke e vënë trashëgiminë historike të Bibliotekës së Vatikanit në dialog me perspektiva të reja artistike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?