Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terr*rist, reagon Vuçiç: Të përgjigjet para organeve serbe
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pasi Millan Radoiçiç mori përgjegjësi për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit në Veri të Kosovës më 24 shtator.
Vuçiç deklaroi se Millan Radoiçiçi “do të duhet t’i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore.
“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje, dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore”, tha Vuçiç.