Rajmonda Bulku në takimin me Berishën: Për një aktor, të mos ketë ku të japë një shfaqje është ta vrasësh
Ish-deputetja e PD-së, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, në takimin që kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi me disa zonja të shquara shqiptare, tha se duhet kthyer vëmendja nga arti. Për të është e tmerrshme për aktorët që të mos kenë se ku ta japin një shfaqje.
”Vij nga një profesion që burrat dhe gratë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, por do vëmendje të madhe, sepse është kulturë, veç punës sonë në mënyrë individuale, bëjmë një punë me të tjerët, është spektatori që vjen.
Në fushën e artit do t’u kërkojmë edhe më tepër kur të vini sepse duhet ndihmuar, sepse është kultura jonë. Për një aktor të mos ketë ku të japë një shfaqje, është ta vrasësh, është e frikshme”.