Rajoni i Maqedonisë Qendrore nis 4 kontenierë me ndihma për Shqipërinë

Rajoni i Maqedonisë Qëndrore në veri të Greqisë solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Pasditen e sotme katër kontenierë me ndihma do të nisen drejt Durrësit dhe misioni do të drejtohet nga Dimitris Aslanidis,  kreu i Divizioni të Solidaritetit Social të Qarkut.

Siç tha Guvernatori Rajonal i Maqedonisë Qendrore, Apostolos Tzitzikostas, “qytetarët e Maqedonisë Qendrore kanë treguar edhe një herë sensin e tyre të lartë të solidaritetit dhe njerëzimit pasi u grumbulluan 18 ton ndihma nga të gjitha Njësitë Rajonale të zonës”.

Tzitzikostas falënderoi Divizionin e Solidaritetit Social, zyrtarët e Rajonit dhe të gjitha komunat për kontributin.

SHKARKO APP