“Rajoni i Mesdheut destabilizohet”, sizmologu tregon a përbën rrezik tërmeti për Shqipërinë
Sa e rrezikuar mund të jetë Shqipëria pas tërmeteve shkatërruese në rajonin turko-sirian? Sizmologu Edmond Dushi, tregon se distanca nga zona e prekur mbetet shumë e madhe dhe energjia sizmike e lëshuar nuk pritet të ketë ndikim në vendin tonë.
Shqipëria ndodhet në krahun perëndimor të pllakës tektonike Euro-aziatike, një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane. Pas këtyre lëkundjeve të fuqishme, pritet që edhe rajoni i Mesdheut të destabilizohet nga pikëpamja sizmike.
“Shqipëria shtrihet në krahun perëndimor të pllakës Euro-aziatike, kjo është një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane. Distanca është shumë e madhe, energjia nuk jep impakt të drejtpërdrejtë. I gjithë rajoni i Mesdheut në të tilla raste destabilizohet, ka një rishpërndarje të deformimeve dhe sforcimeve tektonike që rezultojnë në tërmete në të ardhmen”,-tha në “A2cnn”.